Antonela zbulon se konkurroi në versionin italian të “Për’puthen”, por diçka ndodhi



Antonela Berishaj ishte dje e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio. Bukuroshja bionde, një nga ish-konkurrentet më të komentuara në “Për’puthen” foli më shumë për rrugëtimin e saj televiziv në emision, por jo vetëm. Ajo tregoi se kishte dashur të merrte pjesë edhe në “Uomini e donne”, që është versioni italian i emisionit “Për’puthen”. Mirëpo, për një arsye të fortë ajo hoqi dorë në kohë, megjithëse konkurroi në programin e dashurisë.





Antonela rrëfeu se mënyra si ajo do të merrte pjesë në të, nuk ishte ajo që dëshironte, pasi do të ishte nga ana e vajzave që luftonin për djemtë.






“Kisha konkurruar dhe atje, sepse kisha tre vite single. Por unë doja të më ngacmonin, jo t’i ngacmoja unë djemtë”, u shpreh ajo.

Ish-konkurrentja tregoi gjithashtu se i është vërtet mirënjohëse emisionit, pasi edhe pse nuk gjeti dashurinë, i ka hapur shumë dyer. Antonela konfirmoi se do të jetë pjesë e “Top Arena”, ndërkohë që i pëlqejnë emisionet, dhe të bëjë show në përgjithësi. /News31