Antonela na vjen keq, por Elona e veshi e para! Dy vajzat bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje!



Të shumta janë rastet kur personazhet e njohur të showbiz-it kanë bërë xing me njëra-tjetrën me të njëjtën veshje. Secili zgjedh ta kombinojë atë në mënyrën e tij, mirëpo asnjëherë nuk kanë munguar krahasimet e fansave, të cilët i kanë vënë përballë njëri-tjetrit për të krahasuar se cilit prej tyre i shkon më shumë veshja, apo cili është treguar më kreativ në kombinim.


Ose në disa raste edhe se kush ka kopjuar kë. Sidomos kur “xingu” bëhet në evenimente a emisione të njëjta dhe në diferencë të shkurtër kohore.

Kështu, gjashtë ditë më parë Antonela Berisha veshi në Për’puthen një fustan të zi me dekorime ngjyrë ari dhe trëndafila të kuq.

Por, nëse po mendonit se ku e keni më parë këtë veshje, jua rikujtojmë ne. Ishte gazetarja e njohur Elona Duro ajo që ka veshur të njëjtën gjë 5 javë më parë në “Për’puthen Prime”, kur ishte në rolin e opinionistes. Ndryshe nga Antonela, ajo e ka shoqëruar veshjen me pantallona të zeza, teksa pjesa e sipërme është njësoj.

Të dyja vajzave u rri shumë bukur kjo veshje dhe duken mjaft elegante.

/News31.al