Antonela largohet nga studio pas deklaratës së Blerimit



Antonela është larguar sërish nga studio e Për’puthen ditën e sotme dhe shkak u bë Blerimi. Teksa po transmetohej takimi i saj me Saimiri ajo u çua nga karrigia dhe la programin pas debatit mes tyre, që është krijuar prej kohësh. Vetë Blerimi tha se nuk i kishte thënë asgjë ofenduese.





Debati në studio

Blerim: A e di pse Antonela na thotë që s’jemi burrë, sepse ajo kërkon stabilitet kurse vetë s’është stabile fare.

Antonela: Së shpejti shikoni Blerim Dautin duke dhënë ligjërata në Universitetin e Tiranës.

Blerim: Nëse ti mendon se nuk jam burrë më shiko pak.





Antonela: Po dua të jem si ty, u kënaqe tani?

Blerim: Pse të duket vetja Merlin Monro? Merlin Monro from China, fake je.

Antonela: Mëso ta shqiptosh pak.

Blerimi: S’të vjen turp, mos m përmend mua

Antonela: Unë të shkrij me një buzëqeshje, mbylle tani!

Blerimi: Ti më shkrin mua me një buzëqeshje? Jazëk të qoftë!

Debatet mes tyre kanë lindur pas rikthimit të Atdheu, teksa fillimisht patën goxha afrimitet nëpër takime. Blerimi iu kthye kundër Antonelës në emision, madje ngriti aludime se ajo dhe Atdheu janë takuar më herët në lokal për t’u sqaruar me njëri-tjetrin dhe jo në studio. Këto akuza janë shoqëruar me debate të njëpasnjëshme e akuza për kërcënime.

/News31