GOSS-BIZ 25 Prill 2021, 17:43
Anita Haradinaj votoi në Tiranë, ka një mesazh për të gjithë shqiptarët
NEWS-31
Anita Muçaj Haradinaj ka ardhur sot në vendin tonë, vetëm për të votuar. Pas votimit në Tiranë, bashkëshortja e Ramush Haradinaj dha edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët.
"I ftoj të gjithë shqiptarët që me të drejtën e votës së tyre sot të përcaktojnë të ardhmen e Shqipërisë Europian," ka thënë ajo.
Këtë të diel qytetarët nuk janë duke shijuar diellin e nxehtë, por ndjenjën e të votuarit e të drejtës për të zgjedhur qeverisjen më të përshtatshme. Së bashku me qytetarët, në qendra të ndryshme votuese i janë bashkuar dhe shumë personazhe të botës politike. /News31