Andi “merr hak” për Jasminën, i bën diss Princit



Ditën e sotme në Për’puthen është diskutuar rreth këngës së parë të Princit. Ky i fundit ka dhënë një sqarim në lidhje me dissin kushtuar Jasminës.





“Në periudhën që Jasmina nuk fliste me Andin kam pasur një afrimitet duke folur me mesazhe apo prapaskenë dhe mendova se do të ishte diçka, por më vonë doli që donte të të bënte vetëm ty xheloz”, tha Princi.

Mirëpo, Andi nuk qëndroi duarkryq por i kushtoi disa vargje Princit, të cilat u shoqëruan me një puthje në fund nga Jasmina.

Disa ditë më parë, Princi solli një version të ri të këngës “Xhoana” të Akrepit. Ai ka ardhur në bashkëpunim dhe duket se ky projekt është një diss për Jasminën.

“Ah moj Jasmina më morë mendt e mia. Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija. Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia, por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollywoodi, bukuri po e me aktrim ta fut ti. Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan, se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan. Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika po ti paske pas sytë nga Amerika. Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon”, shprehet Princi për Jasminën në këngë dhe në fund i thotë “Bye torollake”.





/News31