GOSS-BIZ 25 Nëntor 2021, 20:20
Ana është biseksuale? Djemtë e “Për’puthen” e akuzojnë se pëlqen vajzat
NEWS-31
Efi dhe Gjevana janë vajzat më të reja që i janë bashkuar “Për’puthen”. Kjo e fundit, ka nxitur shpesh diskutime, me deklaratat e saj.
Madje, shpesh është diskutuar në studio se ajo mund të jetë biseksuale. Kjo jo pa shkak, por pas disa puthjeve rresht me Mikelën, konkurrenten tjetër.
Ndërkohë, edhe sot pas takimit me Iglin, djemtë e kanë akuzuar se është biseksuale dhe se pëlqen vajzat dhe djemtë.
“Nuk jam lezbike, nuk dua të dal me Mikelën, pëlqej meshkujt, vdes për meshkujt”, tha Ana, që sqaroi se për figurën femërore ka veç respekt.
Kujtojmë, që edhe më parë një deklaratë tjetër e Anës, ka ngjallur debate. Ajo ka thënë se ekziston mundësia që të bjerë në dashuri për 4 sekonda.
/News31