Altin Basha zbulon emrat e aktorëve të Portokalli që do donte të merrte te “Kosherja”



Mbrëmja e djeshme shkriu bashkë dy programe të ABC: “Soiree” dhe “Kosherja”. Në këtë puntatë të veçantë nuk mungoi regjisori i njohur i spektaklit të humorit Altin Basha që ishte përballë bashkëshortes së tij me disa pyetje shumë të vështira, të cilët nëse nuk përgjigjeshin ishin të detyruar të pinin shotsa.





Një ndër pyetjet ishte se cilët nga aktorët do dëshironte ai të bëhej pjesë e Kosheres.






“Kosherja është e plotësuar. Ka shumë aktorë, ka 4-5. Ledio Lako, Salsano Rrapo, Gazmend Paja, por ka dhe të tjerë. I mora të gjithë, këta nesër vijnë”, tha Altin Basha. /News31