Almeda Abazi flet për eksperiencën e infektimit gjatë ditëve të fundit të shtatzënisë



Almeda Abazi dhe familja e saj u infektuan pak ditë më parë nga Covid-19, madje Tolgahani përfundoi edhe në spital. Ndonëse dyshja e njohur qetësoi fansat duke thënë se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pyetjet ishin të shumta, sidomos për Almedën e cila është edhe shtatzënë. Së fundmi dikush e ka pyetur se si ka qenë eksperienca e saj si e infektuar nga koronavirusi dhe çfarë procedure ka ndjekur për t’u mjekuar.


Teksa ka publikuar mesazhin në Instastory, Almeda ka treguar se infektimi i ka zgjatur rreth 20 ditë. Sipas aktores, morali i lartë dhe ana psikologjike janë armët më të forta kundër virusit, e sigurisht edhe konsultat mjekësore.

“Kam marrë shumë mesazhe të këtij lloji dhe fatkeqësisht ka shumë nëna shtatzënë të infektuara me Covid-19. Uroj që Zoti t’ju ndihmoj. E di që është një proces shumë i vështirë dhe kërkon më shumë kohë, sepse nuk mund të marrim mjekim. Mua më zgjati rreth 20 ditë, por gjëja më e rëndësishme është morali. Është e vlefshme për të gjithë njerëzit, por më besoni që është akoma më e rëndësishme për ne gratë shtatzënë dhe që ushqejmë fëmijët me qumësht gjiri. Ju lutem mbajeni moralin lart dhe mendoni që do të kalojë, mendoj se është më mirë të konsultohemi me mjekun tuaj për gjendjen dhe vitaminat që mund të merrni”, është përgjigjur ajo.

Almeda dhe Tolgahan bënë me dije pak muaj më parë se do të bëheshin prindër për herë të dytë, ndërsa kanë qenë mjaft aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë momentet e bukura të pritjes së ëmbël. Almeda është në ditët e fundit të shtatzënisë, ndërsa dyshja ka zbuluar për publikin se kësaj radhe janë të pritje të një vazje, për të cilën kanë zgjedhur emrin Alina, një motër e vogël për djalin, Efehan.

/News31