GOSS-BIZ 16 Shtator 2020, 09:40
Vajza e Niko Peleshit ka ndërmend t'i hyjë politikës dhe na e tregoi vetë ajo
NEWS-31
Vajza e Niko Peleshit, Aleksia është jo pak e njohur për publikun. Që në adoleshencë, ajo u shfaq në kopertinën e një reviste italiane si modele, ndërkohë ka shkruar dhe një libër të sajin me poezi. Tashmë në përfundim të gjimnazit, ndjekësit kanë qenë kuriozë të dinë se çfarë rruge do të ndjekë Aleksia. Për këtë ajo është përgjigjur në Instagram:
"Po studioj biznes digjital, dizajn dhe inovacion. Në të njëjtën kohë, do mundohem të nis biznesin tim online pasi shkolla ime të ndihmon të krijosh biznesin tënd ndërkohë që je duke studiuar. Pas studimeve, dua t'i futem politikës."
Me plane të qarta, Aleksia duket se do të ndjekë hapat e të atit pas universitetit. /News31