Albin Kurti prezanton kabinetin, këta janë ministrat e qeverisë së re të Kosovës
Prej disa minutash ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet formimi i Qeverisë Kurti 2. Kreu i Vetevendosjes, Albin Kurti, është propozuar si kandidat për kryeministër, teksa gjatë fjalës së tij ai pohoi se pandemia është në qendër të programit të qeverisë së tij të re. Duke prezantuar programin e tij para të zgjedhurve të popullit, Kurti tha se me Serbinë, Kosova ka çështje të hapura që duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut, megjithatë shtoi se asnjë progres nuk mund të bëhet nëse nuk mund të bëhet nëse nuk ka progres në zgjidhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë. Kreu i LVV shtoi më tej se raportet tona fqinjësore do t’i avansojmë nëpërmjet reciorocitetit.
Po ashtu, Kurti ka prezantuar kabinetin e tij ku nga 15 ministra, 8 janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në kabinetin qeverisës të Kurtit me 18 anëtarë janë 6 gra e nga tre zëvendësministra janë dy gra. Ditën e sotme u bë konstituimi i legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, ku në krye të saj u zgjodh Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), i cili mori edhe drejtimin e Presidencës.
Zëvendëskryeministër i parë – Besnik Bislimi,
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme – Donika Gërvalla,
Zëvendëskryeministre e tretë – Emilia Rexhepi
Ministrinë e Punëve të Brendshme – Xhelal Sfeçla,
Ministrinë e Arsimit – Arbërie Nagavci,
Ministrinë e Shëndetësisë – Arben Vitia,
Ministrinë e Bujqësisë – Faton Peci,
Ministrisë e Kulturës – Hajrullah Çeku,
Ministrinë e Drejtësisë – Albulena Haxhiu,
Ministrinë e Financave – Hekuran Murati,
Ministrinë e Tregtisë – Rozeta Hajdari,
Ministrinë e Mjedisit – Liburn Aliu,
Ministrinë e Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi,
Ministrinë e Mbrojtjes – Armend Mehaj,
Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli,
Ministria për Zhvillim Rajonal drejtohet nga Fikrim Damka,
Ministria për Komunitete dhe Kthim – Goran Rakiç
/News31