Albin Kurti i lidhi këpucët një djali, Mozzik i lë komentin epik!
Pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri homazhe tek varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Dhe pas homazhve, një veprim i Kurtit mori vëmendjen e të gjithëve dhe u komentua shumë në media. Kjo pasi Kurti bëri një veprim jo të zakonshëm për politikanët duke i lidhur këpucët një djali të vogël.
Veprimi u komentua gjerësisht dhe nuk i ka shpëtuar as Mozzikut. Reperi ka komentuar me nota humori në Facebook duke thënë se kryeministri ia ka lidhur lidhëset keq. "Umm, në falni për pengesën ama ia ka lidh nyjet. Duhet me ja pre tojat tashti!"- ka shkruar ai teksa komenti ka shkaktuar shumë të qeshura dhe ka marrë shumë like e reply.
Kujtojmë se reperi është goxha aktiv në jetën politike të Kosovës. Ai prej vitesh shfaq përkrahjen e tij të vazhdueshme për Partinë Demokratike të Kosovës. Megjithatë, është treguar mbështetës edhe ndaj Kurtit.
/News31