Albana Osmani ka një përgjigje për paparacët që i publikuan fotot në rrugët e Tiranës

One
Telekom

Të jesh personazh i njohur dhe të kesh privatësinë tënde nuk është gjithnjë e lehtë. Shpesh ndodh që në portale të publikohen foto “paparacësh” nga momentet e tyre të përditshme. Kjo i ka ndodhur së fundmi Albana Osmanit, e cila është fotografuar në rrugët e Tiranës, për të treguar si duket jashtë ekranit.

Ajo ka zgjedhur të reagojë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se kjo është ajo në përditshmërinë e saj dhe nuk i pëlqen të shesë veten më shumë se një njeri i thjeshtë:

Facile
Facile
My Dental

“Në të gjitha portalet ishte kjo foto paparaci, ku shkruhej lloj e soj. Po ju them që këtu dukem shumë mirë, mëse normale. Ka ditë që nga ngarkesa jam edhe më e shkujdesur. Vazhdoni më ndiqni këmba-këmbës. Thoni çfarë të doni. Njeri jam si të gjithë në fund të ditës. Më pëlqen të mos e “shes” veten mbi këtë. Për role të tjera protagonizmi, keni mjaftueshëm në treg që t’ua plotësojnë faqet dhe klikimet.”

Më tej, ajo ka falenderuar të gjithë ndjekësit që e kanë komentuar pozitivisht. /News31