Alban Skenderaj flet për Sekretaren e Ministrisë së Brendshme: “Aktorët janë bërë presidentë në vende më të zhvilluara”

One
Telekom

Elenca Pici, që pas emërimit si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme pak ditë më parë, ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave, jo për shkollimin apo eksperiencën e saj, por për faktin që në të kaluarën ka qenë pjesë e videoklipit të Alban Skënderaj. Për ju që ende nuk e keni bërë lidhjen ajo është protagonistja e këngës së njohur “Mirmëngjes”.

Titujt e portaleve për Picin, që flasin për katapultimin e saj nga një klip muzikor tek posti i rëndësishëm publik, kanë nxitur Albanin të bëjë një reagim në Instagram-in e tij, duke i dalë në “mbrojtje” asaj. Këngëtari thotë se edhe pse mediat që bëjnë tituj të tillë njerëzit kanë nisur të mos t’i marrin seriozisht, sërish është demotivuese për të rinjtë kur e lexojnë pjesëmarrjen në videoklip si diçka degraduese. Për të nuk ka asnjë të keqe që në moshën 18-vjeçare të aktrosh në rolin kryesor të një këngë që e kanë vlerësuar të gjithë, dhe më pas të studiosh e punosh për të arritur sukses në profesionin tënd.

Facile
Facile
My Dental

Ndërkohë ai thotë se artistë të ndryshëm, aktorë e jo vetëm, kanë arritur të marrin poste të rëndësishme në vende më të zhvilluara si i yni, prandaj kjo nuk duhet përcjellë si diçka e keqe. Mentaliteti në vendin tonë është ajo çka e shqetëson më shumë Albanin dhe me të drejtë!

/News31