Pas rreth 20 vitesh në Top Channel, Alban Dudushi largohet drejt një tjetër televizioni
Alban Dudushi mbetet një ndër figurat më të njohura të Top Channel, televizionit ku e kemi parë prej thuajse 2 dekadash. Emisioni i tij "Top Show" ka shoqëruar mbrëmjet e shqiptarëve me të ftuar dhe tema të ndryshme. Këtë vit, Dudushi nuk pati hapësira televizive dhe kjo bëri të përflitej për një pauzë apo edhe largim të mundshëm.
Aty ku ka zë, nuk është pa gjë dhe mungesa e muajve të fundit rezulton të ketë pasur një arsye që lidhet me largimin e tij drejt një tjetër televizioni. Burime për "Revista Who" kanë konfirmuar se ai është parë në ambientet e Vizion Plus prej disa ditësh, ku është shoqëruar nga drejtuesit e këtij televizioni.
Vetë Albani nuk është prononcuar ende për këtë lëvizje, ndërkohë që nuk dihen detaje mbi formatin që do të drejtojë. /News31