Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetën dy vëllezër dhe kushëriri i tyre
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, më saktësisht në Kodër Kashar, rreth orës 23:30.
Policia bën me dije se një automjet, brenda të cilit udhëtonin 4 persona, ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 3 prej tyre.
Ismail Sula, Lulzim Sula dhe Dashamir Dema janë identifikuar si 3 viktimat e aksidentit tragjik. Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet me dije se Zija Murati, drejtuesi i makinës, humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe nga përplasja e fortë humbën jetën dy vëllezërit Ismail Sula, Lulzim Sula, si dhe Dashamir Dema, kushëriri i tyre.
Ndërkohë, shoferi i makinës, 27-vjeçari Zija Stefanescu(Murati) ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/News31
Foto cover: Ilustruese
Burimi: Opinion