Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, dy persona humbin jetën

One
Telekom

Në aksin Tiranë-Elbasan ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele.

Pesë persona janë plagosur, ndërsa mësohet se dy vajza kanë ndërruar jetë në spital. Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka humbur kontrollin duke u përplasur me tre automjete të tjera. Në aksident janë përfshirë një makinë Volkswagen, një Benz dhe një Smart. Policia dhe zjarrëfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga automjeti.

Facile
Facile
My Dental

Të plagosurit janë në gjendje të rënduar shëndetësore. /News31