“Jam me fat që e kam”, Adrola Dushi flet për herë të parë pas zërave për romancën me Capital T

One
Telekom

Prej disa kohësh, në disa media online po aludohet lidhur me një romancë të mundshme mes Adrola Dushit dhe Capital T. Shkak u bë pjesëmarrja e modeles në klipin “Ces’t La Vie” të reperit.

Ky i fundit ishte i ftuar special edhe në datëlindjen e Adrolës, çka shtoi dyshimet edhe më tej. Megjithatë, e vërteta i takon të zbulohet nga modelja dhe Capital T. Këtë herë, ka qenë Adrola ajo që ka ‘thyer’ heshtjen, duke treguar se çfarë raporti gëzojnë dyshja. “Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë dhe jam me fat që e kam në jetën time…”, u shprej modelja mbrëmjen e sotme në intervistën për “NIN”.

Facile
Facile
My Dental

Nisur nga kjo përgjigje, moderatori Alaudin Hamiti ka pyetur edhe më tej nëse modelja e sheh Capital T si shok apo diçka më shumë. “Si shok, sigurisht”, është përgjigjur ajo, duke hedhur poshtë kështu zërat për ndonjë lidhje të mundshme mes tyre. Pra, nuk ka më vend për aludime! /News31