Adriana Matoshi puth në buzë një vajzë dhe videoja u bë menjëherë virale
Adriana Matoshi është një ndër aktoret më në zë në Kosovë, e cila vitin e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset në karrierë, por edhe për jetën personale. Së fundmi, emri i saj po përflitet sërish në rrjet dhe shkak është bërë një video e shpërndarë prej saj në TikTok. Bëhet fjalë për një video ku ajo puth në buzë mikeshën e saj, për shkak të një trendi në këtë aplikacion. Pasi videoja u bë virale ka ardhur edhe reagimi i aktores.
Ajo e ka postuar atë në Instastory, duke shkruar se e gjitha ka qenë për shkak të sfidës që është përhapur gjerësisht në rrjetin social më të përdorur nga të rinjtë dhe adoleshentët. "Ajo është shoqja ime më e mirë dhe doja ta bëja këtë sfidë sepse nuk e përdor TikTok-un dhe s'ia kishte idenë rreth saj. Le ta dinë të gjithë se e qeshura jote më lumturon zemrën!"- shkruan Adriana. Kujtojmë se pas zgjedhjeve të shkurtit në Kosovë, Adriana është zgjedhur deputete e Lëvizjes VetëVendosja. Megjithatë nuk ka ndryshuar asgjë në paraqitjet publike a postimet në rrjetet sociale pavarësisht postit zyrtar. Vijon të mbetet vetvetja dhe me shpirt artisteje...
[video width="540" height="960" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/06/StorySaver.Org-adrianamatoshi_102200519_517724606238012_3061101175849121766_n.mp4"][/video]
[video width="540" height="960" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/06/StorySaver.Org-adrianamatoshi_102200325_142594994518753_2388505024198473190_n.mp4"][/video]
/News31