Aktorja e njohur shqiptare pranon se është në një lidhje dashurie

One
Telekom

Në puntatën e katërt të “Shiko Kush LUAN”, e ftuar ishte Adriana Matoshi. Si të gjithë personazhet, edhe Adriana u bë pjesë e lojërave të ndryshme, ku tregoi jo pak detaje nga jeta personale.

Një nga pyetjet e drejtuara për Adrianën lidhej edhe me statusin e saj: a është aktorja duke përjetuar një histori dashurie? Kjo e fundit nuk hezitoi, duke u përgjigjur: “PO”. Por, kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën? Sa kohë kanë bashkë? Adriana nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm, duke u mjaftuar me përgjigjen që dha për publikun. Aktorja është tejet e angazhuar si në teatër, ashtu edhe në filma që janë nominuar në disa festivale. Si një ndër aktoret më të dashura nga Kosova, Matoshi rrallë zbulon detaje për jetën private.

Facile
Facile
My Dental

Me pak fjalë, nuk do jetë aspak çudi nëse shumë shpejtë dëgjojmë për një dasmë. Ndërkohë, Adriana si gjithmonë do vazhdojë punën me projektet e reja! /News31