GOSS-BIZ 15 Korrik 2021, 10:59
A po i bërtiste Justin Hailey-t? Modelja zbulon të vërtetën pas videos virale
NEWS-31
Në rrjet qarkullojnë pafund video të çiftit Justin dhe Hailey Bieber, ku fansat kritikojnë dhe ngrenë dyshime për sjelljen e keqe të këngëtarit ndaj bashkëshortes së tij. I tillë ishte edhe rasti i fundit kur një video e tyre pas një koncerti në Las Vegas u bë virale. JB shihet tek flet me gjeste modelen e në pamje të parë dukej mjaft i nervozuar. Kaq ka mjaftuar që shumë prej përdoruesve të rrjeteve sociale të mendojnë se ai po i bërtet asaj. Nga ana tjetër, pati edhe persona që shkruanin se ai nuk po i bërtiste por ka qenë entuziast prej atmosferës në koncert.
https://twitter.com/JBCrewdotcom/status/1414160024461533185?s=19
Pas gjithë atyre që u thanë lart e poshtë, më në fund ka ardhur edhe reagimi i vetë Haileyt. 24-vjeçarja ka postuar në Instastory një selfie ku shihet duke u puthur me këngëtarin, teksa e cilëson fundjavën e tyre "të mahnitshme". Më tej, ajo thotë se çdo gjë që ka qarkulluar është e pavërtetë.
/News31"Duke kujtuar se sa e mahnitshme ishte fundjava e kaluar. Kalova shumë bukur e rrethuar nga kaq shumë dashuri. Çdo histori tjetër që po qarkullon është më shumë se false. Mos u ndikoni nga njerëzit negativë."-shkruan modelja.