"A ke gjetur ndonjë burrë?" / Ana Kauri nuk nguron t'i përgjigjet ndjekësit!
Ana Kauri është një nga personazhet më të komentuara të "Për'puthen", e cila edhe pas daljes nga programi i dashurisë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram. Ish-konkurrentja ndau një pjesë të skeçit “Pallati 176” në “Instastory” dhe pyet fansat se cili prej tyre e ka marrë i pari hapin në lidhjen e dashurisë.
E ndërsa ndjekësir tregonin eksperiencat e tyre, njëri prej tyre i shkruan: "Po Ana po, ke gjetur ndonjë burrë ti apo jo?”.
Dhe Ana nuk ka nguruar t'i kthejë përgjigje pa asnjë kompleks “Rrugës jam dhe unë”, shkruan ajo.
Ndërkohë kujtojmë se prej disa javësh po aludohet për një lidhje të mundshme mes Anës dhe Fation Kuqarit, gjithashtu ish-konkurrent në “Për’puthen”. Gjatë emisionit, ata shfaqën pëlqim për njëri-tjetrin dhe realizuan takime, të cilat u ndërprenë për shkak të daljes së Fationit nga emisioni.