Mozzik tregon nëse mund të ketë ribashkim mes tij dhe Loredanës



Mozzik ishte një nga të ftuarit e parë të Luana Vjollcës mbrëmjen e sotme në nisjen e sezonit të ri të “Shiko Kush LUAN”.





Ndër të tjera, reperi i njohur u përball me një pyetje vërtet të vështirë gjatë sfidës “Ndaje ose haje”, pyetje për të cilën kanë kuriozitet të gjithë fansat e tij dhe jo vetëm.






A ka një mundësi ribashkimi mes teje dhe Loredanës?”- u pyet ai nga mikesha e tij, Kida dhe reperi zgjodhi që përgjigjen e tij ta jepte me heshtje. Mozzik vendosi të hajë ushqimin “e shpifur” që kishte përpara në vend që të jepte një përgjigje të prerë me “Po” ose “Jo”.

Pra ai as nuk e pranoi një rikthim të mundshëm me ish-partneren, por as nuk ja mbylli derën përfundimisht ribashkimit. Nëse heshtja do të thotë “Po” apo “Jo”, këtë vendoseni vetë. Ndërkohë për të rejat më të fundit nga Mozzik dhe Loredana klikoni këtu.