A do të lidhej me ish-të dashurin e shoqes? Flet Semi, pas provokimeve të banorëve



Që në nisje të “Big Brother VIP”, afrimiteti i pazakontë i këngëtares, Semi Jaupaj me Donald Veshaj, ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, Bora Zemanit, iu ka rënë në sy të gjithëve. Madje përflitet për një lidhje të mundshme mes tyre, edhe në rrjet, por edhe brenda shtëpisë, ku kanë, ku kanë lindur dyshime.





Mirëpo, a do të lidhej Semi me ish-të dashurin e shoqes?






Këngëtarja ka folur për herë të parë, gjatë një debati ku tema lidhej me faktin nëse dikush prej banorëve do pranonte apo jo të krijonte një lidhke dashurore me ish- të dashurin/ën e mikut/es së ngushtë.

“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë absolotisht që s’do e bëja kurrë”, – tha Semi, duke shtuar se do e shihte si mundësi, vetëm nëse do të ishte ish-i dashuri i ndonjë shoqeje që ajo nuk dilte rregullisht, por kurrsesi që e kishte në rrethin e ngushtë.

Këngëtarja nuk hoqi dorë nga parimi i saj, edhe pse banorët e “provokuan” disa herë.

Ndërkohë, janë të shumtë banorët që mendojnë se Semi pëlqen Donaldin. E fundit ka qenë Sheila, që i shprehu Palomës se ishte shumë kurioze që të kishte disa diskutime veçmas më të në mënyrë të tillë që ta njihte pak më mirë. Këngëtarja pranoi se shpesh herë, varësisht sjelljes dhe rrethanave, ka menduar se egiziston mundësia që Semi të ketë një pëlqim të fshehur për Donaldin.

/News31