A do të krijojë parti të re? Sali Berisha zbulon planet pas 11 dhjetorit



Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës ku ka folur për gjithçka, që nga 11 dhjetori, tek përplasja me Bashën, dhe krijimi i një force të re politike.





Berisha përjashtoi në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike, por tha se PD-së i nevojitet një rithemelim.






“Kuvendi i datës 11, mblidhet në përputhje të plotë me normat statutore. Statuti i PD, parashikon të drejtën e ¼ të delegatëve të PD-së për të mbledhur Kuvendin. Nuk janë mbledhur 2000 por janë mbledhur 4200 të dorëzuara, por tani po shkojnë drejt 5 mijë firmave në mënyrë që Kuvendi të ketë jo vetëm firmat për t’u mbledhur, por të ketë edhe maxhorancën. Tani arritja e maxhorancës e tmerron z.Basha. E di z. Basha se aty ai ka humbur dhe ai ka zgjedhur mohimin, mohimin e firmave,” – u shpreh Berisha.

Ndër të tjera ai u shpreh i bindur se Kuvendi Kombëtar i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të cilën synon ta drejtojë sërish.

Berisha tha se nuk e sheh si pengesë për të ardhmen e Partisë Demokratike faktin që është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, pasi këmbëngul se është një vendim i pabazuar në fakte dhe prova.

Sa i përket Bashës, Berisha mohoi që lëvizja e ndërmarrë prej tij, ishte një hakmarrje personale ndaj kryetarit demokrat për largimin nga grupi parlamentar, si pasojë e vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit.

/News31