A do rikthejë varianti “Delta” karantinën në Shqipëri? Këto janë skenaret e ekspertëve dhe rreziku nga vala e tretë



Kur u duk se më në fund bota po i kthehej normalitetit pas një viti e gjysmë nën pushtetin e pandemisë, pas vaksininit, varianti “Delta” po rrezikon çdo skenar pozitiv. Tashmë shumë vende po u rikthehen sërish kufizimeve, teksa rastet e reja po rriten me shpejtësi. Një rritje e lehtë është vënë ré edhe në vendin tonë ku ende nuk është konfirmuar rasti i parë me “Delta”. Por çfarë do të ndodhë në vjeshtë dhe dimër, a rrezikojmë një tjetër mbyllje? Cilët janë skenarët e autoriteteve shëndetësore?





Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në një intervistë për ABC u shpreh se po përgatiten disa skenarë për vjeshtën dhe dimrin, por që nuk parashikohet një tjetër mbyllje. Fico nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë një valë të tretë por amplituda, sipas saj nuk mund të jetë si ajo që përjetuam në nëntor apo shkurt.






Jo, ne nuk e parashikojmë, por nëse do të ketë ndryshime të numrave dhe të tilla përkeqësime që do të duan një rivlerësim të masave, patjetër do i rivlerësojmë. Është e çuditshme si ikin muajt. Ne vijojmë që të punojmë. Pa diskutim ka një grup pune që ka përfaqësues edhe të ISHP-së që po punon për të vendosur në linja si duhet ta trajtojmë vjeshtë dimrin. Ne kemi fokus që të vijojmë me vaksinimin, duke respektuar planin. Jemi të përgatitur për t’u ballafaquar me skenarë të një situate që është e ndryshme nga kjo. Mund të ketë një valë të tretë por amplituda e saj nuk mund të jetë me gjasa nga ajo që përjetuam në nëntor apo shkurt. Ka një përgjegjësi të detajuar për të gjithë skenarët, rritjes së kapaciteteve. Dokumenti do të jetë i plotë, do të ketë të gjithë sistemin të përgatitur. Që nga fillimi i pandemisë përveç karantinimit, masat tona kanë qenë të moderuara. Por të mos harrojmë që vjet ka pasur një mungesë, ajo e vaksinave dhe kjo jep një garanci për të mos e parë me syze të zeza vjeshtë dimrin që po vjen, pasi është ndryshim i madh i asaj që mund të bëjmë sot. Ne kemi qenë “lidhur” deri para 11 janarit (kur erdhën vaksinat). Sistemi sot ka treguar se e përballon këtë situatë, ne dimë më shumë, por edhe shkenca” tha ajo.

Por cila është arsyeja që ka një këmbëngulje që të rinjtë të vaksinohen, a lidhet kjo me variantin “Delta”?

Historia ka shumë për të ofruar por ne kemi shkuar në bazë të një plani vaksinimi. Ne kuptuam diçka, që në variantin e parë ne kemi të rinj që ishin të infektuar dhe shërbenin si transmetues për habitatet ku ktheheshin familje apo konvikte. Delta praktikisht, ka një transmetueshmëri më të lartë dhe prekje më të madhe. Fakti që ti nuk do, pavarësisht përpjekjeve që bëhen, të kemi një grup që do të vijojë që të jetë vektor, që për hir të shumë arsyeve nuk është provuar që të çedojë, ne jemi shumë të vëmendshëm. Në planin tonë ne me vërtetë kemi filluar me fashat moshore dhe grupet e riskut, por gjithmonë është e arsyeshme që gjithmonë është e nevojshme të fillojë efekti i vaksinimit. Nuk është se ka këtu një shqetësim të veçantë për të rinjtë. deklaroi Fico.

/News31