7 lloje këpucësh që shkojnë me çdo fustan
Nëse ka një gjë që dimë të gjithë, është se pjesa më e madhe e gocave janë të fiksuara me dy gjëra: fustanet dhe këpucët. Gjithmonë na ngrenë pikëpyetje të shumta në kokë: A duhet ta blej këtë fustan? Nëse e blej me çfarë ta kombinoj? Nëse blej këtë fustan duhet të blej edhe këpucë të reja? E tani që jemi në mes të sezonit të verës, ku mes temperaturave të larta duhet të bëjmë edhe shumë angazhime të tjera, veshjet duhet të jenë edhe më praktike.
Teksa jemi njohur me tendencat e fundit të fustaneve dhe këpucëve për këtë sezon, "What Wear Who" ka bërë një listë me këpucët që mund të veshim me çdo lloj fustani këtë verë. Kështu, stilistët kanë arritur në përfundimin se ka shtatë lloje kryesore këpucësh që duket se u përshtaten fustaneve më shumë sesa llojet e tjera.
1. Këpucët me takë të gjerë
Të bukura dhe shumë stil, këto këpucë do t'i dhurojnë çdo veshjeje një elegancë franceze.
2. Atletet me bazament të gjerë
Të rehatshme dhe të bukura njëkohësisht.
3. Çizme kaf
Ndërsa çizmet e zeza ngjajnë yll me çdo fustane këto çizme shërbejnë si një ndryshim i mirëpritur.
4. Espadrilles
Do t'i japin çdo veshjeje një ndjesi të lehtë.
5. Sandalet e sheshta
Kur bëhet fjalë se cilat këpucë duhet t’i vishni me fustane, nuk flasim vetëm për takat. Në fakt, yjet e botës së modës këmbëngulin të veshin veshjet e tyre më të bukura me sandale të thjeshta, të sheshta.
6. Kambalet
Na shoqëruan gjirhë dimrin por mos i hiqni nga garderoba akoma sepse do të vijnë në ndihmë edhe gjatë muajve të verës.
7. Sandalet me rripa të hollë
Klas dhe shumë cool, prej disa sezonesh qëndrojnë mes këpucëve më IN të fashionistëve.
Burimi: What Wear Who
/News31