7 arsyet kryesore pse njerëzit po drejtohen gjithnjë e më shumë tek produktet organike



Kur bëhet fjalë për ushqimin, padyshim që nëse do të kishim mundësi, do të zgjidhnim atë organik për të qenë të shëndetshëm. Sa herë që konsumojmë diçka, e tresim falë aparatit tretës, ndërkohë që mëlçia largon toksinat e dëmshme. Megjithatë, kur vendosim diçka në lëkurë, më shumë se 60% e kimikateve sintetike mund të hyjnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe të formohen në trupin tonë. Duke përdorur produkte pa kimikate (natyrale dhe organike) për fytyrën, trupin dhe flokët i ushqejme ato si organizmin. Nuk ka rëndësi vetëm çfarë hamë, por edhe çfarë vendosim mbi lëkurë. Çdo gjë që na duhet për të qenë të shëndetshëm e të lumtur, natyra e ka krijuar tashmë për ne. Shumë produkte për fytyrën në treg përmbajnë një sasi të konsiderushme të kimikateve “të frikshme”.  Nga parabenët, deri te formaldehidet, një locion i thjeshtë mund të përmbajë përzierje toksike. Nëse ende përdorni produkte jo-organike, është koha ta mendoni edhe një herë. Më poshtë do të lexoni arsyet kryesore se përse produktet organike për lëkurën janë më të mira:





1- Produktet jo-organike për lëkurën kanë përbërës të dëmshëm

Disa prej tyre përmbajnë kimikate sintetike të krijuara nga njeriu si: natrium lauril, kripëra minerale, sulfat Laureth dhe toksina që mund të jenë mbetje pesticidesh. Nëse i përdorni gjatë këto produkte, shkaktoni irritim në lëkurë, disbalancë hormonesh…

2- Produktet organike për lëkurën kanë përbërës natyralë, madje edhe datë skadence





Produktet organike të certifikura përfitohen nga bimë dhe përbërës të tjerë natyralë. Më e rëndësishmja është se këta përbërës organikë janë rritur pa pesticide, herbicide, fertilizues sintetikë apo organizma të modifikuar gjenerikisht (OMGJ) apo kimikate të tjera. Kështu, ju siguroheni që lëkura juaj thith vetëm përbërës natyralë të padëmshëm për shëndetin tuaj. Në Shqipëri, produktet Madara, janë totalisht organike.

3- Produktet organike janë kundër alergjive

Pa kimikate të forta, produktet organike kanë më pak mundësi për të shkaktuar reaksione alergjike, inflamacione apo irritime. Nëse krijohet alergji nga përdorimi i një produkti organik, ndodh vetëm për shkak të një përbërësi natyral si kikirikë apo luleshtrydhe, që identifikohen menjëherë.

4- Produktet organike të kujdesit të lëkurës kanë përbërës aktivë

Bimët e rritura organikisht kanë nivel më të lartë të vitaminave jetësore dhe antioksidantë. Më shumë se 95% të përbërësve të produkteve organike për lëkurën janë përbërës aktivë, kurse te ato sintetike janë nga 5 deri në 10%.

5- Produktet organike janë më të mira për lëkurën.

Nëse përdorni produkte organike, për një kohë të gjatë, lëkura do t’ju falenderojë edhe pse rezultatet mund të jenë më të ngadalta se produktet me kimikate. Produktet e linjës “Madara” u kanë dhënë kënaqësi, rezultate dhe vetbesim të gjithë atyre që i kanë përdorur.

6- Mbështesni produktet që janë kundër mizorive ndaj kafshëve

Kur blini produktet organike, blini produkte kundër mizorive ndaj kafshëve dhe mbështesni lëvizjen kundër testimit të produkteve te kafshët. Produktet sintetike testohet te kafshët nëse janë të sigurta për njerëzit, kurse ato organike nuk kanë përse pasi me përbërës natyrorë janë të sigurt e të padëmshëm!

7- Ndihmoni në ruajtjen e mjedisit

Duke qenë se produktet organike kanë përbërës që rriten në mënyrë natyrale, ato nuk lënë gjurmë të dëmshme në planet, pra në tokë, ujë dhe ajër. Në këtë mënyrë, ulet ndotja nga spërkatja me pesticide dhe fertilizues dhe prodhohet më pak dioksid karboni e më pak mbetje toksike.

Nëse pas këtij artikulli po pyesni veten se ku ti gjeni këto produkte dhe u ndërgjegjësuat që keni vërtetë nevojë për produkte organike në trupin tuaj, ju sygjerojmë “Madara” që e gjeni në farmaci. Mund të vizitoni edhe faqen e Instagramit “Madara Albania“.

/News31