6 mijë shkencëtarë dhe mjekë kundër masave anti-Covid: “Të rinjtë duhet të bashkëjetojnë me virusin”

Më shumë se 6 mijë shkencëtarë dhe mjekë nga e gjithë bota po firmosin peticionin kundër masave izoluese Covid-19. Një vendim i tillë vjen pasi ekspertën kanë dalë në një konkluzion të përbashkët.

Me argumentin se shumica e popullsisë nuk rrezikon të vdesë në rast infektimi, mjekët dhe shkencëtarët këmbëngulin që njerëzit të mësojnë të bashkëjetojnë me koronavirusin. Ata theksojnë se masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit “do të sjellin dëme të pariparueshme”. Peticioni është nënshkruar nga 2800 shkencëtarë dhe 3800 mjekë nga Amerika dhe Anglia. Ekspertët gjithashtu bien dakort në një pikë: përpjekjet duhet të përqendrohen tek ata të cilët janë më të rrezikuar nga Covid-19.

My Dental

Ata kanë shpjeguar se izolimi do të sjellë dëme të shumta për njerëzit, sidomos nga ana psikologjike. Peticioni ka nisur më datë 4 të këtij muaji dhe ekspertët synojnë të arrijnë qëllimin për heqjen e masave të ndërmarra. Ekspertët theksojnë se qëllimi i së gjithës është “arritja e një minimizimi të numrit të vdekjeve, deri në krijimin e imunizimit të tufës”. /News31

Burimi: Newsweek.com