Zbulohen 5 bomba të Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, evakuohen 16 mijë banorë

One
Telekom

Pesë bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në qytetin Muenster në Gjermani. Operacioni për çmontimin e bombave kërkoi që të evakuohej e gjithë zona e njohur si “Mauritz”, duke u bërë kështu një nga evakuimet më të mëdhaja të shtetit gjerman. Plot 16 mijë banorë të larguar brenda pak orësh nga qyteti, në zona të sigurta, teksa punohej për asgjesimin e bombave.

Bomat ndodheshin në tre zona të ndryshme të qytetit, teksa ekspertëve ju desh fillimisht t’i ekzaminonin dhe më pas t’i demontonin. Largimi i qytetarëve në masë dhe objekteve të tjera potencialisht të rrezikshme u bë që ata të punonin me lehtësi.
Po ashtu u vendosën edhe disa konteinerë me ujë në tre vende, të cilat ishin të dizajnuara për të ndaluar valën e presionit nga një shpërthim i mundshëm i ndonjë prej bombave.