39-vjeçarja ndërron jetë në klinikën private në Korçë, procedohen 2 mjekët

One
Telekom

Një 39-vjeçare ka humbur jetën në qytetin e Korçës, pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrje në një klinikë private, për vendosjen e sondës. Vdekja dyshohet se ka ardhur pasi dy mjekët nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes.

39-vjeçarja me inicialet Xh. D. ka ndërruar jetë rreth orës 16:30 të ditës së shtunë. Mjeku Ilir Bibolli, 62 vjeç dhe Marinela Postol infermiere 39 vjeçe, banues në Korçë, po procedohen penalisht ndërkohë që priten edhe rezultatet e autopsisë ligjore.

Facile
Facile
My Dental

Materialet për hetime të mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

/News31