31-vjeçari tenton vetëvrasjen në shtëpinë e vjehrrit, shpëtohet pas disa orësh negociata me policinë

One
Telekom

Një 31-vjeçar nga Fieri ka tentuar vetëvrasjen në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan, ndërsa tentativës i ka ardhur fundi pas 5 orësh negociata.

I riu ka shkuar rreth orës 22:50 mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e vjehrrit, duke kërcënuar se do t’i jepte fund jetës me automatik. Ai ka qëlluar disa herë me breshëri në ajër, për të paralajmëruar policinë që të largohej. Ndërkohë, banorët e shtëpisë janë evakuar për shmangjen e çdo rreziku. Nuk dihen ende shkaqet që kanë shtyrë 31-vjeçarin drejt këtij vendimi ekstrem, megjithatë dyshimet e para lidhen me ndonjë kërkesë të mundshme divorci nga ana e bashkëshortes.

Facile
Facile
My Dental

Çifti janë të martuar prej vitesh dhe janë prindër të një fëmije. Ende pa shpjegim mbetet edhe fakti se i riu ka dashur t’i japë fund jetës në shtëpinë e vjehrrit. Ai punonte prej kohësh në Greqi. Policia e ka shoqëruar 31-vjeçarin në komisariat për të hetuar çështjen. /News31

Burimi: opinion.al