31-vjeçari pranon se vrau kunatën dhe tregon arsyet, Gjykata jep vendimin

One
Telekom

Pak ditë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi Bathoren, ku një grua u vra nga kunati i saj. 34-vjeçarja Jetmira Hasani, u qëllua me armë zjarri dhe për shkak të plagëve të marra, nuk arriti të mbijetonte. Policia ka arrestuar 31-vjeçarin, i cili ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se ai e ka pranuar krimin dhe pretendon se është vetëdorëzuar me vullnet të lirë në komisariat. Agron Tanushi ka treguar se ditën e ngjarjes i kanë ardhur disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar. Pas kësaj, ai u përfshi në një konflikt me kunatën për çështje pronësie. Debati ka agravuar dhe çoi në aktin e rëndë.

Facile
Facile
My Dental

Pas dëshmive, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Tanushin. /News31