NEWS 16 Janar 2021, 16:37
(Video) Shpërthen makina pranë Casa Italia-s, zjarrëfikëset nuk kanë ujë për ta fikur!
NEWS-31
Një makinë e tipit "Ford Focus" është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Casa Italias.
Në videon e mbërritur në redaksinë e News-31.com shihet makina akoma nën flakë, ndërkohë që shihen 3 forca zjarrëfikëse në vendngjarje.
Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se në momentin e mbërritjes së zjarrfikëseve, këta të fundit nuk kanë pasur ujë mjaftueshëm për të shuar zjarrin.
Nga ana tjetër, akoma nuk mësohen shkaqet e zjarrit, nëse ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.