Trump shkarkohet për herë të dytë: Çfarë do të ndodhë tani?
Me një total prej 232 votash nga 197 të nevojitura, “The House” një prej dy dhimave të Parlamentit Amerikan ka vendosur shkarkimin e presidentit Trump.
Me akuzën se ka nxitur trazirat e Capitol, Trump bëhet presidenti i parë në histori që shkarkohet dy herë… dhe të dyja herët brenda mandatit të parë.
Por çfarë ndodh tani?
Çështja e shkarkimit të Trump tashmë kalon në Senat, ku do t’i nënshtrohet një tjetër proçesi votimi nga senatorët.
Sidoqoftë, ky proçes do të marrë mjaftueshëm kohë sa Trump të përfundojë mandatin e tij javën tjetër dhe në presidencë të hyjë Joe Biden. Me ardhjen e Biden në presidencë, proçesi i shkarkimit të Trump nuk do të ketë fundin e pritur pasi, sipas kushtetutës amerikane, një president pasi ka përfunduar mandatin nuk mund t’i nënshtrohet proçesit të shkarkimit.
Kujtojmë se diçka e tillë ndodhi edhe në vitin 2019, por mosmarrëveshjet mes Demokratëve dhe uniteti i Republikanëve e ndërpreu proçesin.