Papa Françesku është vaksinuar ditën e sotme kundër Covid-19, duke marrë dozën e parë të vaksinës “Pfizer”.
Siç kishte njoftuar, kreu i Vatikanit këtë mëngjes u paraqit në klinikën e përshtatur, të ngritur përpara “Aula Nervi”, ku para pandemisë organizoheshin ngjarjet më të mëdha në shtetin e vogël.
Vaksinat e Pfizer/BioNTech kanë mbërritur prej disa ditësh në Vatikan dhe fushata e vaksinimit nisi në “Aula Paolo VI”. Për të ruajtur vaksinat, janë blerë frigoriferë të posaçëm për temperatura tejet të ulëta.

Vatikani përmes zëdhënësit Matteo Bruni, tha se këtë mëngjes filloi fushata e vaksinimit kundër Covid-19, duke nisur nga ati i shenjtë e për të vazhduar me kardinalët e tjerë.
Po ashtu edhe Ratzinger-i (Papa Benedict) duhet të vaksinohet ditën e sotme, e konfirmuar nga sekretari i tij, mosignor Georg Gaenswein.
/News31
Burimi: Ansa.it