Në ditëlindjen e tij të parë, Duam-i i Albanit dhe Miriamit merr dhuratën më të pazakontë!

Ditën e sotme, Duam-i i Miriam Canit dhe Alban Skënderajt feston ditëlindjen e tij të parë.

Për këtë rast tepër të veçantë, Miriam ka vendosur të publikojë këngën e saj të parë pas një periudhe të gjatë kohe.

My Dental

“Sa shumë të dua” – quhet kënga e dedikuar Duam-it dhe vjen vetëm në versionin audio.

“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime”, – shkruan këngëtarja në postimin e saj në Instagram. “Këtë këngë të thjeshtë, por të sinqertë, mami e këndoi me shumë dashuri!”

“Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të dua Duam!”, – përfundon në shkrimin e saj Cani.

Kënga përmban mjaft vargje, që vetëm një nënë mund t’i dedikojë djalit të saj dhe me gjasa, shumë prindër do ta gjejnë veten në këngën më të re të Miriamit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)