Inagurimi i Biden: Këto janë artistët që do të performojnë për Presidentin e ri!

 

Tashmë është zyrtare: Joe Biden është Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas çertifikimit të votave në Kongres, Trump u shpreh se do të bënte një kalim të qetë pushteti, duke ja lënë zyrën ovale Biden-it, ndërkohë që Kamala Harris është zyrtarisht zv.presidente e SHBA.

My Dental

Inagurimi i Biden do të mbahet në 20 janar në Washington nën masa të rrepta sigurie, gjatë të cilit do të performojnë një sërë emrash të njohur.

Deri më tani është bërë me dije se Lady Gaga do të këndojë himnin amerikan, ndërkohë që Jennifer Lopez do të bëjë një performancë surprizë.

Nga ana tjetër, emra si Jon Bon Jovi, Justin Timberlake, Demi Lovato apo Ant Clemons do të performojnë në 20 janar.

Biden është tashmë presidenti i 46-të i SHBA, pas fitores së thellë në zgjedhjet e nëntorit të kaluar kundër Trump.