Në video mund të shihet automjeti tip "BMW" që lëviz me shpejtësi të lartë, duke mos ndaluar në semafor dhe përplaset me një makinë tip Skoda. Kjo e fundit është shtyrë për disa metra, ndërkohë që Skoda për pak u fut në brendësi të sporteleve të ambasadës italiane, ndërsa u përfshi edhe nga flakët.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur të lënduar, ndërsa me fat janë edhe 2 vajza këmbësore që i shpëtuan goditjes nga makinat e përfshira në aksident. /News31