Donald Trump mbetet pa rrjete sociale, tani edhe Youtube pezullon llogarinë e tij

Platforma sociale e video-ve YouTube është e radhës që merr masa kundër Presidentit në detyrë të SHBA, Donald Trump. Mësohet se kanali në YouTube i miliarderit, që ka gati 3 milionë ndjekës, është pezulluar për shkak të shkeljes së rregullave kundër nxitjes së dhunës.

Kompania, e cila është në pronësi të Google i bashkohet kështu mediave të tjera sociale që kanë mbyllur apo pezulluar llogaritë e Presidentit në largim, pas protestave të dhunshme në Capitol Hill nga një turmë pro-Trump jaën e kaluar, në ditën kur Kongresi konfirmoi fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Sipas deklaratave zyrtare nga mediat sociale që kanë ndaluar Trump, ai ishe nxitës i dhunës dhe sulmit që ndodhi në këto protesta, ku pati të plagosur, viktima dhe me dhjetra të arrestuar.

My Dental

Ndërkohë Youtube doli me deklaratën e mëposhtme:

“Në vazhdën e shqetësimeve në lidhje me nxitjen e vazhdueshme të dhunës, ne do të heqim përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin e Donald J. Trump, për shkak se ka shkeluar rregullat tona”

Po ashtu kanali i milarderit është “ndaluar përkohësisht nga ngarkimi i përmbajtjes së re për minimumi 7 ditë”, ndërsa është janë pezulluar pa afat komentet në kanalin e tij, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Trump ishte ai që bëri thirrje për protesta në rrjetet sociale, nisur nga pretendimet se zgjedhjet ishin vjedhur dhe fillimisht i vlerësoi mbështetësit e tij, por më vonë, pas skenave dhe asaj që ndodhi në Kongres e dënoi dhunën.

Ndërkohë kujtojmë se Twitter e ka mbyllur llogarinë e Presidenti përfundimisht, po ashtu edhe Facebook e Instagram kanë marrë masa kundër tij. Llogaritë e miliarderit janë pezulluar edhe nga shërbime si Snapchat dhe Twitch.

/News31

Burimi: CNN