U akuzua për trafik armësh, Fjolla Morina pranon akuzën e gjykatës!

Pak muaj më parë, këngëtarja e njohur Fjolla Morina u arrestua në pikën kufitare në Morinë pasi iu gjetën dy armë pa leje në makinë.

Pas përfundimit të hetimit, prokuroria fillimisht shpalli akuzën për armë mbajtje pa leje, mirëpo, akuza ka ndryshuar në trafikim armësh.

My Dental

Fjolla bashkë me partnerin e saj, Besnik Syla dhe shoferin Fitim Muji janë paraqitur para gjykatës së Kukësit me këtë akuzë.

Akuza në fjalë, sipas OraNeës është pranuar nga këngëtarja, e cila ka kërkuar gjithashtu edhe gjykim të shkurtuar.

Gjatë seancës dje, Fjolla ka kërkuar gjithashtu edhe gjykim me dënim të shkurtuar që të përfitojë 1/3 e dënimit.

Ndërsa për personat e tjerë, gjykata ka pushuar akuzat.