NEWS 13 Janar 2021, 21:48
Qeveria italiane rrezikon të bie: Renzi tërheq dy ministrat e tij nga qeveria Conte!
NEWS-31
Qeveria italiane duket se është zhytur në krizë, pas tërheqjes së dy ministrave të Renzit nga kabineti qeveritar.
Në deklaratën e tij për shtyp, Renzi nuk dha ndonjë arsye konkrete për këtë vendim, por deklaroi se kriza kishte nisur më parë dhe se tashmë ishte kulmi saj.
Nga ana tjrtër ai ka deklaruar se italianët do të mund të votojnë për qeveri të re në vitin 2023, duke eleminuar kështu mundësinë për zgjedhje të parakohëshme.
Ndërkohë nuk ka akoma një deklaratë nga kryeministri Conte lidhur me këtë vendim.
Mediat italiane shkruajnë se përplasja Renzi-Conte ka nisur për shkak të menaxhimit të fondeve të BE për pandeminë e COVID-19. Kujtojmë këtu se Italia ishte një nga vendet e para që u godit rëndë nga pandemia e koronavirusit.