Robert Aliaj humb vëllain: “Dashuria nuk vdes kurrë, mbase as të dashurit nuk vdesin”

Është një ditë e trishtë sot për Robert Aliajn dhe familjen e tij sepse siç ka bërë me dije artisti me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka ndërruar jetë vëllai i tij.

Bashkangjitur me disa foto ndër vite të Rexhep Aliaj, Roberti shkruan disa fjalë të ndjera, ndërsa thotë se kur ndërron jetë vëllai apo motra, njeriu humb një pjesë të së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes.

My Dental

Artisti i njohur thotë se dashuria nuk vdes kurrë e mbase nga kjo, edhe të dashurit nuk vdesin, ndërsa shprehet se në këtë kohë “kolere” është i detyruar ta mbajë hidhërimin brenda në shpirt.

Roberi e mbyll dedikimin e tij prekës me fjalinë: “Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë njësoj”

Të prehet në paqe! /News31