Kujtojmë se skandali ku ishte i përfshirë Doku dhe tre të rinj të tjera u zbulua pas denoncimit të vajzës së mitur, në qeshorin e vitit 2020. Sipas prokurorisë, burri përdore filmime të bëra prej tij për të shantazhuar vajzat e mitura.
Abuzimi i tij me vajzën 15-vjeçare nisi në vitin 2019, në muajin mars, kur doga e përndiqte dhe e kërcënonte se do i tregonte prindërve të saj që ajo dilte me shoqet larg shtëpisë. E gjendur përballë këtij presioni ajo ishte detyruar ta takonte, ndërsa nuk dinte se makthi do të fillonte pikërisht aty. Pas abuzimit seksual, 65-vjeçari e shantazhoi të miturën për një vit rresht ndërsa refuzimi i saj për disa kohë bëri që ai të shkruante emrin e saj dhe fjalën “K…” në çdo mur të lagjes duke i bërë të ditur se nëse nuk shkonte me të, “hakmarrja” do vazhdonte.
Kjo ngjarje e rëndë u bë shkak në verën e 2020 për një reagim të madh të njerzve në Shqipëri, të cilët organizuan edhe një prej marshimeve më të mëdha në Tiranë, jo vetë në mbështetje të viktimave të abuzimit seksual, por edhe për të kërkuar ndryshimin e ligjit për përdhunuesit dhe nisjen e një regjistri kombëtar të pedofilëve, që do të bëhet publik.
/News31