Fatma Haxhialiu shumë shpejt pjesë e politikës: “Më kanë ardhur oferta dhe më pëlqen…”

Në puntatën e sotme të emisionit të përjavshëm “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalon në Top Albania Radio ishte e ftuar gazetarja e njohur, Fatma Haxhialiu.

Përgjatë 30 minutave, Fatma foli për angazhimin e saj më të ri si opinioniste në “Për’puthen Prime” të dielave, por nuk ka harruar të “rrëfehet” edhe për çështje të tjera…si politika.

My Dental

Sipas Fatmës, ajo ka pasur propozime konkrete për t’u përfshirë në politikë, mirëpo deri më tani nuk ka plane konkrete.

“Politikës do t’i hyja dhe kam pasur disa propozime. Nuk e them dot…”, – është shprehur Fatma. “…por disa njerëz me të cilët jam konsultuar, le të themi, kanë pasur ca arsye që mua më kanë pëlqyer pse do të më shikonin mua si një zë i vlefshëm në politikë…”

“Dhe ajo fjalia përmbyllëse që më thanë në fund të propozimit që më bënë ishte që: Është bukur që t’i bësh gjerat nga Facebook-u dhe Instagram-i dhe të kesh gjithë mbështetjen që ti ke dhe të dalësh të protestosh, por është më bukur kur ti je pjesë e vendimmarrjes. Dhe kjo me thënë të drejtën më pëlqeu…”, – ka përfunduar gazetarja e njohur.

Një zë si Fatma në politikë do të ishte e nevojshme, sidomos për vajzat dhe gratë, por derisa të thotë “po”, le të ndjekim një pjesë të intervistës në “Pardon My French”:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)