Eleni Foureira pranon propozimin për martesë nga futbollisti i njohur

2 vite më parë mediat greke zbuluan se artistja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, po përjetonte një histori dashurie me biznesmenin dhe futbollistin e njohur, Alberto Botia. Lidhja e artistes me spanjollin ka nisur që në vitin 2016, por ata nuk e kishin bërë kurrë publike, ndërsa në mediat rozë fotot e para dolën pikërisht në 2018-ën.

Sipas mediave atje, lidhja e tyre kishte nisur në kohën kur Botia luante me ekipin e Olympiakos në Greqi, megjithatë në kohë kur ai u transfereua në Arabinë Saudite, ku e vazhdon karrierën edhe tani, ka pasur një periudhë krize në çift. Megjithatë, pavarësisht distancës ata i dhanë njëri-tjetrit një shans të dytë e tani duket se kanë shkuar në një stad tjetër në lidhjen e tyre.

My Dental

Në një emision showbiz-i në vendin fqinj është bërë e ditur se Botia i ka propozuar për martesë këngëtares shqiptare. Gazetarja greke, Marena Kardigiannopoulou, është shprehur se Foureira e ka pranuar propozimin për martesë të bërë nga partneri i saj dhe tani jemi në pritje të dasmës.

“Në një moment në revistën Hello ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë pa i parë së bashku. Alberto kishte ardhur nga Arabia Saudite për ta parë, ne bëmë një lajm dhe i vendosëm titullin se ata janë përsëri së bashku dhe kështu e publikuam. Pastaj e kuptuam që ata të dy në atë kohë i kishin dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit, sepse ishin larg për një kohë, por kur dy njerëz duan të jenë së bashku, unë mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha. Ne e kuptuam kur bisedonim me shumë njerëz që Eleni ishte e interesuar për karrierën e saj, por njëkohësisht edhe për jetën personale. Ky burrë arriti t’i provojë asaj pavarësisht nga distanca se ai është gjithmonë pranë, në të mirë e në të keq. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për ta parë atë dhe padyshim që i dha këtë shansin e dytë dhe sot përfundojmë me propozimin për martesë që thotë Marena “, është shprehur gazetari Aris Kavatzikis, gazetar i njohur.

Këto janë disa nga fotot e siguruara nga mediat të dyshes:

/News31