U hoq si infermiere dhe i mori 8 milionë lekë vajzës së pacientes, arrestohet sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”

Pas denoncimit nga emisioni “Stop” mbrëmjen e djeshme ka rënë në prangat e policisë Tire Alldervishi, sanitare e spitali “Shefqet Ndroqi” ose ndryshe spitalit “Covid2”. Ajo është arrestuar pasi në programin investigativ u publikuan video nga vajza e një ish-pacienteje te ky spital, që fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga Covid-19, ku sanitarja i merrte asaj lekë. Gruaja ishte hequr si infermiere, ndërkohë që paratë ja shpërndante mjekëve dhe infermierëve të tjerë, por nuk i bënin shërbimin e duhur pacientes.

Ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion.

My Dental

Deklarata zyrtare e Policisë:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale ku rezultonte se ajo ishte prezantuar si infermiere te shtetasja E. S., duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shpëtuar të ëmën 55 vjeçe, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë te Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Sipas denoncimit, në muajin dhjetor (gjatë kohës kur nëna e kallëzueses ndodhej e shtruar në spital), sanitarja e ka mashtruar, duke i marrë rregullisht shuma te ndryshme monetare. Ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion,”

/News31

Burimi: Newsbomb