Andi braktis Për’puthen, Tea: “Ka hatërmbetje me produksionin!”

Prej disa ditësh, Andi nuk është prezent në studion e Për’puthen. Sipas moderatores Bora Zemani, konkurrenti nuk ishte mirë me shëndet për të përballuar studion.

Mirëpo, ditën e sotme janë bërë me dije arsye të tjera për mungesën e Andit.

My Dental

Bora ka treguar në fillim të emisionit se Andi refuzon të kontaktojë me asistentët dhe gazetarët, por pa dhënë më shumë detaje.

Sipas Teas, Andi ka hatërmbetje me produksionin.

“Unë kam komunikuar me Andin këto ditë dhe është e vërtetë, ka pasur një infeksion në zonën e bajameve”, – tregoi Tea. “Mirëpo, di të them që Andi ka një hatërmbetje me produksionin. Arsyet duhet t’i thotë vetë ai”.

Akoma nuk ka informacion nëse do të ketë një përballje live mes Andit dhe produksionit në ditët në vazhdim.