Më vjen për të qarë kur mendoj sa milionë dollarë ka fituar Sarah Jessica Parker nga “Sex and the City”

Duhet ta keni lexuar tashmë që Sex and The City është duke u riktyer në ekranin e vogël pas kaq shumë vitesh, edhe pse një prej katërshes së famshme të vajzave do të mungojë. Në fakt lajmi është pritur shumë mirë, kjo falë internetit dhe komenteve në rrjet, megjithatë duket se HBO i është dashur që të nxjerrë ”armët e rënda” për t’i bërë aktoret protagoniste të rikthehen. Sigurisht që me ”armët e rënda” duam të themi paratë.

Pra, nëse jeni kuriozë të dini se si duket gjendja ekonomike e Sarah Jessica Parker tani, le të themi që duket shumë mirë. Sipas ”Variety”, aktorja e njohur do të paguhet 1 milionë dollarë për çdo episod të “And Just Like That”, që është sezoni i ri i serialit, me 10 seri. Siç mund ta kuptoni, Jessica Parker do të fitojë plot 10 milionë dollarë për pjesëmarjen në “Sex and the City”. Një rritje page shumë e konsiderueshme për Sarah-n, e cila në serialin e fundit që kishte në HBO, “Divorce”, u pagua 275 mijë dollarë për episod.

My Dental

Ndërkohë kujtojmë se Parker, pas mbarimit të sezoneve origjinale të serialit, arriti të bënte një pasuri të vërtetë falë filmave që u bënë për “Sex and the City”. Kështu ajo u pagua 15 milionë dollarë për filimin e parë dhe 20 për të dytin, që duhet thënë nuk u prit fare mirë nga publiku.

“Sex and the City” qëndroi në ekran për 6 sezone dhe Jessica Parker, si aktorja protagoniste, fitoi rreth 50 milionë dollarë për 3 sezonet e para. Ndërkohë në sezonin e 4 u bë producente e shfaqjes televizive dhe fitoi 3.2 milionë për episod. Në 46 episodet e tre sezoneve të fundit fitoi 147 milionë dollar nga seriali. Llogaritë se sa ka bërë në total, bëjni vetë sepse ne nuk mundemi, na dalin lotët vetvetiu.

/News31