OBSH jep alarmin: “Vaksina nuk ju mbron. Imuniteti i tufës nuk arrihet këtë vit!”

 

Edhe pse në shumë vende kanë nisur fushatat e vaksinimit kundër Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se vaksinimi nuk do t’i mbrojë njerëzit nga virusi.

Kjo do të bëjë që imuniteti i tufës nuk do të arrihet as në vitin 2021.

My Dental

“Edhe kur vaksinat të fillojnë t’i mbrojnë më të cenueshmit, ne nuk do të arrijmë nivele të imunitetit të popullsisë ose imunitetit të tufave në vitin 2021”, –  është shprehur Soumya Sëaminathan, shkencëtare e OBSH.

“Edhe nëse kjo ndodh në disa vende, njerëzit sërish nuk do të jenë të mbrojtur nga Covid-19”, – ka përfunduar ajo.

Në mjaft shtete, Covid-19 është ashpërsuar duke bërë që masat shtesë të ndërmarra nga qeveritë të mos japin rezultatet e pritshme.

Nga ana tjetër, për të arritur imunitetin e tufës duhet që 70%-80% e popullësisë të jetë e vaksinuar apo e infektuar.