Fiori Dardhës ju desh të kthehej në punë: “Nuk e di ku gjeta forcën të shkoja nga varrezat në televizion”
Disa ditë më parë moderatorja Fiori Dardha bëri me dije me anë të një postimi në rrjetet sociale se nëna e saj ishte larguar nga jeta. Dedikim e ndjerë që Fiori kishte bërë për të ëmën mund ta lexoni duke klikuar këtu.
Ndërkohë, nisur nga postimet e fundit në Instagram, ku moderatorja shfaqet në ambientet e televizionit ku punon, në studion e “Boom”, disa ndjekës të saj mesa duket e kanë pyetur si ka mundur t’i rikthehet normalitetit në një kohë kaq të shkurtër. Përgjigjen për këtë pyetje, Fiori e ka dhënë me anë të disa fjalëve në InstaStory, ku ndër të tjera bën me dije se i është dashur të regjistrojë në të tretat e së ëmës.
Ajo thotë madje se u përpoq të krijoi atmosferë dhe buzëqeshi me batutat e koleges Rozana Radi në ekran, sepse puna në televizion i ka këto kërkesa. Po ashtu moderatorja shprehet se bëri atë që mami i kishte lënë amanet, të vazhdojë jetën, duke mos lejuar dhimbjen që ta mposhtë.
/News31